Nxehës USB për kafe
Ka ardhur koha të pranojmë se ka dalë në shesh gjumi më i keq veror kur lajmi i vetëm që kemi gjetur është paraqitja e nxehësit USB për kafe, i cili njëkohësisht mund të shërbejë si mjet për vulosje.
Me këtë pajisje ka aq shumë gjëra që nuk shkojnë sa që nuk dimë as kah t’ia fillojmë. Pikësëpari, na duket e rrezikshme të përdoret një copë hekuri kur ekzistojnë forma më të mençura për t’u nxehur kafja. Bëhet fjalë edhe për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj çudie, e nëse me të vërtetë ngroh sa duhet për ta zier një kafe, sigurisht shpenzon tepër energji elektrike nga qasja e shkretë e USB-së.
Pajisja ende është në fazën e konceptit, prandaj nuk mund t’ju themi asgjë se ku mund të gjendet për t’u blerë dhe çmimin, e besojmë se edhe në atë fazë do të mbetet.